“Pasqyra e Fundit”, Blera Aliu-Ahmeti promovon romanin e parë

Të martën në Librarinë Dukagjini u promovua romani i parë i shkrimtares, Blerta Aliu-Ahmeti, “Pasqyra e fundit”.

A janë historitë tona personale apo janë trashëgimi e brezave?, ishte pyetja që autorja e librit “Pasqyra e fundit”, e bëri kur nisi të shkruaj.

Ky libër me autore, Blerta Aliu-Ahmetin, u promovua këtë të martë në Librarinë “Dukagjini”.

“Tash t’i kthehemi vetvetes dhe nëse kjo është një pasqyrë dhe tash ne jemi përballë vetvetes, për ta njohur vetën dhe këto personazhe e njohin vetveten në fund të romanit”, tha redaktori i romanit, Prend Buzhala

“Ky është një roman që më shumë se t’i tregojë një histori përpiqet të krijoi një atmosferë emocionale-reflektuese dhe pikërisht kjo më bëri që të ndalem në disa elemente që autorja i përdor si shtylla kryesore”, u shpreh pedagogja, Bija Jasiqi.

Publicisti e gazetari, Muhamet Hajrullahu foli për tri dimensionet kryesore të librit.

“Te libri ka jashtëzakonisht vlera të rëndësishme për neve si shoqëri dhe në të ardhmën le të ketë pikënisje që në të ardhmen të kemi sa më shumë gjenerata të shkrimtarëve e publicistëve”, u shpreh Hajrullahu.

Si folëse e fundit në panel, për romanin foli vetë autorja, Blerta Aliu Ahmeti.

“Përmes tri dimensioneve, tri personazheve kryesore të “Pasqyrës së Fundit”, Aleksiës, Elenës e Trinës të cilat kisha me thënë që nuk janë personazhe por reflektim i jetës të cilat lidhen me përjetimet, luftërat e humbjet, sukseseve deri te kërkimi i vetvetes”, u shpreh ajo.

Librin, lexuesit mund ta gjejnë në Librarinë “Dukagjini”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika