Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është duke marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i cili po mbahet në selinë e NATO-s.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se diskutimet kryesore të këtij takimi po fokusohen në situatën e sigurisë globale dhe mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën.
“Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes së mbi 50 vendeve të botës që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukraines, që prej fillimit të agresionit rus”, thuhet në njoftim.