1 Maji në Kosovë shënohet me dy protesta dhe një aksion simbolik

Një maj - Dita Ndërkombëtare e Punës - e gjen Kosovën me dy protesta dhe një aksion simbolik krahas shkallës së ulët të papunësisë

Fotografi ilustruese nga një protestë më 1 maj.

Bizneset e vogla të kryeqytetit dhe Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, me rastin e një Majit, ditës së punëtorëve, do të protestojnë në Prishtinë. Kurse, Partia Socialdemokrate për këtë ditë organizon një aksion para Qeverisë së Kosovës.

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, nga ora 11:00 deri në orën 12:00, nga sheshi “Zahir Pajaziti”, deri te Teatri Kombëtar, do të protestojë për gjendjen e rëndë të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës.

Bizneset e vogla do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke filluar nga ora 09:00, shkruan KSP.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kryetari i Federatës Sindikale të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, ka thënë për Dukagjinin se gjendja e punëtorëve nuk po ndryshon tash e vite të tëra, gjë e cila është njëherit edhe arsyeja e protestës së paralajmëruar për sot (e hënë).

Por, a do të presë një herë Kosova festën e një Majit si një “festë”?

“Të them të drejtën, ndoshta kur të lindin disa njerëz pas 100 vjetësh, përndryshe me këta nuk ka mundësi të festohet…ne jemi nën minimum me këtë që po ndodh realisht. Po flas për këtë Qeveri, e cila ka premtuar shumë, edhe qeveritë e tjera kanë premtuar, megjithatë, kjo ka premtuar më shumë sesa të gjitha të tjerat, dhe së paku as premtimin minimal nuk e ka bërë. As dialogun që duhet me e bë dialogun…jo serioz po as në mënyrën më të thjeshtë nuk e ka bërë. Kështu që, nuk ka shancë të vije deri tek ajo që po thoni”, ka deklaruar Azemi.

Se mungesa e rinisë në Kosovë do të shkaktojë një hendek pajtohet edhe ekonomisti, Naim Huruglica. Ky i fundit thotë se një gjë e tillë do të vihet re atëherë kur objektivat nuk do të arrihen të përmbushen nga kompanitë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika