1 miliard e 531 milionë euro ka mbledhur Dogana gjatë vitit 2022

Dogana e Kosovës gjatë vitit 2022 ka mbledhur 1 miliard e 531 milionë euro, kështu ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu

Ilustrim (EO)

Dogana e Kosovës gjatë vitit 2022 ka mbledhur 1 miliard e 531 milionë euro. Viti i kaluar, sipas drejtorit të Përgjithshëm të Doganës, Agron Llugaliu, ishte më i suksesshëm sesa viti 2021.

Në konferencë për medie të mbajtur të premten, Llugaliu ka deklaruar se të hyrat e vitit 2022 janë 154 milionë euro më shumë se në vitin paraprak. Megjithatë, ai tha se rritja e të hyrave është edhe si rezultat i inflacionit, rritjes së çmimeve të produkteve.

Ai shtoi se në vitin 2022 janë importuar mallra në vlerë të 5.6 miliardë eurove, ndërsa janë eksportuar vetëm 869 milionë euro. Krahas kësaj, Llugaliu tha se importi nga Serbia vitin e kaluar ka qenë 370 milionë euro. Kurse, Kosova ka importuar më shumti nga Turqia. KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika