“1 milion euro djegen çdo ditë”, LDK-ja e kritikon Qeverinë për energjinë elektrike

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, në lidhje me menaxhimin e sektorit të energjisë elektrike.

Në një reagim të kësaj partie, thuhet se “një milion euro djegën çdo ditë duke mos riparuar bllokun A5”.

Sipas tyre, Blloku A5 i Termocentralit Kosova A prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13% të nevojave për Kosovën, teksa shtojnë se “Ky bllok është lënë jashtë funksioni që 9 muaj me radhë”.

“Për çdo ditë që kemi blerë energji elektrike për të mbushur zbrazëtirën që do të mund ta mbulonte blloku A5, Kosova ka paguar rreth 1 milion euro import ditor”, thuhet në njoftim.

Sipas LDK-së, “nëse nuk do të ishte zvarritur remonti i këtij blloku nga pushteti, nuk do të kishte ngritje të çmimit të rrymës prej 15%”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika