1 muaj nga vendimi i BQK-së për dinarin, plot kritika e pa efekt në terren

Një muaj pas hyrjes në fuqi të rregullores së BQK-së për dinarin, nuk është parë shumë efekt në terren. Njohësit e çështjeve politike thonë se evidente janë veç kritikat e ndërkombëtareve. Zyrtarë të dy institucioneve përgjegjëse, Qeverisë e BQK-së nuk kanë pranuar të flasin për televizionin, duke mos dhënë asnjë detaj për ecurinë e vendimit të shumëpërfolur

Ndërtesa e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Fiks një muaj kanë kaluar prej kur në fuqi hyri rregullorja e re e BQK-së që ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë.

Për 30 ditë, shumë zhurmë, deklarata, kritika e takime por akoma nuk dihet shumë për atë që ka ndryshuar në terren.

As Qeveria e as Banka Qendrore të premten nuk kanë kthyer përgjigje për efektin e këtij vendimi, e as mbi atë se si po shkojnë 10 masat që janë prezantuar si plan nga institucioni kryesor financiar në vend.

Ndryshim nuk ka vërejtur as Drejtori i Institutit “Musine Kokalari” Visar Ymeri, që si rezultat thotë se ka parë vetëm acarimin e ndërkombëtarëve karshi Kosovës.

Ymeri, gjithashtu e konsideron të gabuar përfshirjen e kësaj çështje tashmë në dialog.

Visar Ymeri Instituti “Musine Kokalari” ka theksuar se “Efekti është vërejtur në arenën ndërkombëtare me qortimet dhe insistimet që i kemi marr për shkak të këtij vendimi që nuk kanë pushuar ende. E dëgjuam edhe dje ambasadorin Hovenier që tha se Amerika nuk do të heqë dorë kurrë nga kjo kërkesë që ky vendim të zbatohet në një kohë tjetër, në mënyrë tjetër, në një fazë shumë ma serioze të tranzicionit dhe me konsultim të palëve”

Në mesin e serbëve të Kosovës, sipas ish-zëvendës ministrit për kthim dhe komunitete, Milazim Gashi, euroja përdoret e njihet por ai ka propozim për qasjen e Qeverisë karshi mënyrës së informimit të serbëve për vendimin për dinarin.

Milazim Gashi  – Ish zv.ministër për Komunitete ka thënë se “Çdo veprim që bëhet ndaj komunitetit serb sidomos në pjesën veriore, të shkohet me sistemin e informimit derë më derë, të informimit të saktë për shkak të pamundësive mediatike që Serbia po arrin me bastardu këtë element, sepse e ka një ndikim të frekuentimit në raport me rrjetin”

Që nga fillimi, vendimi që ndalon përdorimin e dinarit,  është kundërshtuar nga ndërkombëtarët duke kërkuar shtyrje dhe kohë tranzicioni, përderisa palët janë ftuar në Bruksel për diskutim, me ç’rast Serbia është përfaqësuar nga kryenegociatori, ndërkaq Kosova nga guvernatori i BQK-së.

Edhe kryenegociatori, Besnik Bislimi ka paralajmëruar se edhe Qeveria do të prezantojë një plan për fazën kalimtare të fuqizimit të rregullores për dinarin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika