10 ditë në zbatim të urdhrit operativ “Goditja”, Policia: Janë arrestuar 122 persona e janë kontrolluar mbi 25 mijë vetura

Tashmë janë bërë dhjetë ditë në zbatim të urdhrit operativ "Goditja" dhe Policia e Kosovës ka treguar aktivitetet e evidentuara deri më tani

Tashmë janë bërë dhjetë ditë në zbatim të urdhrit operativ “Goditja” dhe Policia e Kosovës ka treguar aktivitetet e evidentuara deri më tani.

Sipas të dhënave të Policisë, gjatë këtyre dhjetë ditëve janë realizuar katër mijë e 402 pika kontrolli për automjete, një mijë e 314 prej tyre me radarë dhe alool-test.

Policia njofton se janë kontrolluar 25 mijë e 323 vetura dhe 353 lokale.

Tutje në të dhënat e publikuara të Policisë thuhet se janë arrestuar 122 persona, prej tyre 38 me urdhër-arreste nga gjykatat dhe janë konfiskuar 43 armë.

“Edhe ditëve në vazhdim do të jetë në zbatim urdhri në fjalë dhe do të vazhdojnë aktivitet e policisë në zbatim të tij”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika