10 filma që do iu bëjnë të qani

Filmat janë dritarja për një botë tjetër, shpeshherë një arratisje e dhuruar njerëzimit. Dukagjini sjell dhjetë sygjerime për lexuesit

Ka raste që secilit i duhet një e qarë e mirë dhe kush përpos filmave mbetet një ndihmës më adekuat?

Më poshtë do gjeni dhjetë opsione të kësaj natyre nga bota kinematografike.

“My sister’s keeper”

Film i publikuar në vitin 2009 që tregon sakrificën e jetës së Anna Fitzgerald, sacrifice e pazgjedhur nga ajo megjithatë e njëjta që kishte detyruar lindjen e saj. Anna ishte planifikuar nga prrindërit e saj si një donatore qelizash për motrën e saj të madhe e cila vuante nga një sëmundje që i rrezikonte jetën. Ndoshta Cameron Diaz nuk ka derdhur lot në film gjersa lunate rolin e së ëmës por e njëjta, iu ka dhënë mjaft arsye shikuesve.

The Spectacular Now (2013)

Sutter dhe Aimee takohen pasi Aimee gjen Sutter pa ndjenja në lëndinën e saj të përparme pas një nate të dehur. Ata vijnë nga botë të ndryshme, por i mësojnë njëri-tjetrit diçka që asnjëri prej tyre nuk dinte për jetën.

The Pursuit of Happyness (2006)

Chris Gardner (luajtur nga Will Smth) dhe i biri i tij (luajtur nga Jaden Smith) janë larguar nga apartamenti i tyre për të mbetur pa çati mbi kokë. Filmi tregon sakrificat e Chris për të siguruar një jetë më të mire për familjen e tij.

Good Wil Hunting (1998)

Ka pak nga ata filma që të detyrojnë të kthehesh prapa e t’i shohësh përsëri. “Good Will Hunting” është pa dyshim njëri ndër ta.

Will Hunting (luajtur Matt Damon) ka një IQ jashtëzakonisht të lartë, por punon si pastrues në një shkollë. Pas orëve të shkollës, Will zgjidh një ekuacion të pamundur matematikor dhe talenti i tij zbulohet nga profesor Gerald Lambeau (Stellan Skarsgård). Por pasi Will arrestohet, ai premton të marrë ndihmë nga terapisti Sean Maguire (Robin Williams). Ndihma dhe koha e tij kaluar me të, mbetet një ndër pjesat më kupimplotë të filmit duke dhënë një pasqyrë të ndikimit social e shoqëror tek individët dhe suksesi i tyre.

The Notebook (2004)

Keni dëgjuar për ato historitë e dashurisë që përcillen gjeneratë pas gjenerate? Të atyre që armik kanë vetëm kohën? “The Notebook” mbetet ajo. Bëhet fjalë për një dashuri të ndaluar nga ana e prindërve bazuar në rrethanat konservatore të kohës megjithatë, një e cila i bën protagonistët të kthehen me njëri-tjetrin pas disa vitesh. Ata martohen dhe burri i lexon gruas çdo ditë historinë e tyre, për mos ta harruar kurrë pavarësisht sëmundjes së saj. Për shumë, ky mbetet kryevepra e Ryan Gosling dhe Rachel McAdams në historinë e tyre të aktrimit.

Titanic (1997)

Nëse jeni një adhurues i filmave, nuk mund ta keni humbur “Titanic”-un. Megjithatë, nëse keni gjetur kohën tani për të iu kthyer botës kinematike, ta duani deri sa të qani, atëherë mos humbisni “Titanic”-un.

Historia e jetës reale e kësaj anije që mbytet është mjaft tragjike pa lidhjen imagjinare të dashurisë midis Jack (Leonardo DiCaprio) dhe Rose (luajtur nga Kate Winslet). Filmit i bashkohet edhe romanca vajzë e pasur-djalë i varfër.

“Ti kërce, unë kërcej… e mban mend?”, është fjalia ikonë e filmit? Se pse, do e kuptoni pasi ta keni shikuar.

“One True Thing”-1998

Ky film është përshtatur nga një roman i Anna Quindlen dhe tregon historinë e Kate, një amvise, familja e së cilës e nënvlerëson atë.

Kur ajo merr diagnozën e kancerit, vajza e saj Ellen (Renée Zellweger) vjen në shtëpi për t’u kujdesur për nënën e saj, ndërsa babai i saj (William Hurt) vazhdon karrierën e tij si një shkrimtar dhe profesor i respektuar. Kate proteston, por Ellen qëndron, dhe koha që ata kalojnë së bashku e ndihmon Ellen të shohë nënën e saj në një dritë krejtësisht të re.

“P.S I Love You” (2007)

Si një adoleshente që studion jashtë vendit në Evropë, Holly takon irlandezin simpatik Gerry Kennedy. Ata martohen dhe kanë një romancë pasionante derisa Gerry vdes i ri. Holly është e shkatërruar, por rezulton se Gerry i ka lënë asaj disa letra para se të vdiste, dhe aventura e tyre së bashku nuk ka mbaruar.

“All the Bright Places”

Pavarësisht nga emri i saj, kjo dramë hapet në errësirë. Ndërsa ishte jashtë për një vrap, Finch (Justice Smith) ndeshet me Violet (Elle Fanning) në dukje vetëvrasëse, e vendosur në anën e një ure. Ai flet me të dhe adoleshentët bëhen partnerë për një projekt shkollor që eksploron shtetin e tyre të Indianës. Ndërsa afrohen, Finch mëson për fajin e të mbijetuarit të Violet-it pas një aksidenti me makinë që vrau motrën e saj, ndërsa Violet zbulon të vërtetën e tmerrshme pas personazhit të vetmuar të Finch-it dhe sjelljeve të çuditshme të herëpashershme. A do të mjaftojë shkëlqimi që ata gjejnë tek njëri-tjetri për t’i shpëtuar nga errësira brenda tyre?

“Five Feet Apart”

Dy adoleshentë me fibrozë cistike bien në dashuri marrëzisht megjithatë, për të mbrojtur njëri-tjetrin nga infeksionet, ata duhet të qëndrojnë të paktën gjashtë metra larg njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës.

Stella optimiste (luajtur nga Haley Lu Richardson) ruan shëndetin e saj me ndjekjen e përpiktë të rregullave, duke dokumentuar udhëtimin e saj në internet me video qesharake dhe optimiste. Will (luajtur nga Cole Sprouse), nga ana tjetër, përpiqet të gjejë diçka për të jetuar… kjo ishte deri njohi Stellën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika