10 gjëra që duhet ditur rreth popujve indigjenë

Ilustrim

Popujt indigjenë janë ruajtës të kulturave, traditave, gjuhëve dhe njohurive unike. Këtu janë dhjetë gjëra sipas UNDP, këto gjëra mund të mos i dini se si jetojnë dhe çfarë vlerësojnë këto grupe.

Popujt indigjenë gjenden kudo

Ka më shumë se 476 milionë njerëz indigjenë në botë, të shpërndarë në 90 vende dhe që përfaqësojnë 5000 kultura të ndryshme. Ata përbëjnë 6.2 për qind të popullsisë globale dhe jetojnë në të gjitha rajonet gjeografike.

Popujt indigjenë flasin shumicën e gjuhëve të botës

Gjuhët indigjene janë sisteme të gjera dhe komplekse njohurish. Ato janë qendrore për identitetin e popujve indigjenë, ruajtjen e kulturave, botëkuptimeve dhe vizioneve të tyre, si dhe shprehjet e vetëvendosjes.

Të paktën 40 për qind e 7000 gjuhëve të botës janë në një nivel të rrezikuar. Është vlerësuar se një gjuhë indigjene vdes çdo dy javë. Këtë vit, Kombet e Bashkuara kanë filluar një tjetër moment historik të rëndësishëm,  Dekadën e Gjuhëve Indigjene (2022 – 2032) .

Njerëzit indigjenë kanë më shumë gjasa të jenë të varfër dhe më të cenueshëm

Më shumë se 86 për qind e popujve indigjenë punojnë në ekonominë informale dhe kanë gati tre herë më shumë gjasa të jetojnë në varfëri ekstreme. Ata kanë më shumë gjasa të vuajnë nga kequshqyerja dhe shpesh u mungojnë mbrojtja adekuate sociale dhe burimet ekonomike. Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në mënyrë disproporcionale në jetën e tyre, duke i bërë ata të vuajnë edhe më shumë nga varfëria, sëmundja dhe diskriminimi.

Ilustrim

Njerëzit indigjenë nuk jetojnë gjatë dhe janë pak të arsimuar

Jetëgjatësia e popujve indigjenë është deri në 20 vjet më e ulët se ajo e homologëve të tyre jo-indigjenë. Shpesh duke mos pasur kujdes shëndetësor dhe informacion adekuat, ata kanë më shumë gjasa të marrin sëmundje të tilla si malaria, tuberkulozi dhe HIV.

Dyzet e shtatë përqind e të gjithë popujve indigjenë të punësuar nuk kanë arsim formal. Ky numër është edhe më i madh për femrat.

Gratë indigjene vuajnë më shumnë nga dhuna dhe diskriminimi

Më shumë se një në tre gra indigjene janë sulmuar seksualisht, dhe ato gjithashtu kanë shkallë më të lartë të vdekshmërisë amtare, shtatzënisë adoleshente dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Deklarata  për të Drejtat e Popujve Vendas  tërheq vëmendjen për nevojat dhe të drejtat e tyre dhe bën thirrje për veprim për t’i mbrojtur ata nga dhuna.

Ilustrim

Popujt indigjenë shpesh nuk i kontrollojnë tokat e tyre 

Edhe pse disa popuj indigjenë janë të vetëqeverisur, shumë ende janë nën autoritetin përfundimtar të qeverive qendrore që kontrollojnë tokat dhe burimet e tyre. Pavarësisht kësaj, popujt indigjenë, duke filluar nga Haudenosaunee, ose Iroquois, të Amerikës së Veriut, deri te Kongresi Kombëtar i Popujve të Parë të Australisë, kanë demonstruar qeverisje jashtëzakonisht të mirë.Komunitetet indigjene udhëheqen në mbrojtjen e mjedisit

Popujt indigjenë janë trashëgimtarë dhe praktikues të kulturave dhe mënyrave unike të jetesës. Gati 70 milionë varen nga pyjet për jetesën e tyre, dhe shumë të tjerë janë fermerë, gjahtarë mbledhës apo blegtorë.

Këto komunitete lulëzojnë duke jetuar në harmoni me mjedisin e tyre. Hulumtimet tregojnë se aty ku grupet indigjene kanë kontrollin e tokës, lulëzojnë pyjet dhe biodiversiteti.

Ilustrim

Njerëzit indigjnë po luftojnë çdo ditë e më shumë ndryshimet klimatike

Kontributi i komuniteteve indigjene në luftën kundër ndryshimeve klimatike është shumë më i madh sesa mendohej më parë. Tokat e tyre pyjore ruajnë të paktën një të katërtën e të gjithë karbonit të pyjeve tropikale mbi tokë – rreth 55 trilion tonë metrikë. Kjo është e barabartë me katërfishin e totalit të emetimeve globale të karbonit në 2014. Duke qenë se të dhënat nuk janë të disponueshme për të gjitha tokat që komunitetet vendase menaxhojnë në mbarë botën, ndikimi aktual është shumë më i madh.

Ilustrim

Njerëzit indigjenë janë kyç për agjendën për Zhvillim të Qëndrushëm 2030

Që nga mbrojtja e mjedisit dhe trajtimi i pabarazisë, te sigurimi i paqes dhe sigurisë, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk do të arrihen pa popujt indigjenë. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u ka kërkuar vendeve që të theksojnë të drejtat e tyre kur zbatojnë Axhendën 2030.

Deklarata e OKB-së nuk do të ketë zukses pa mbështetjen e njerëzve në të gjithë botën

Deklarata e  OKB-së për të Drejtat e Popujve Indigjenë  është një moment historik në solidaritet me popujt indigjenë dhe komunitetin global. Megjithatë, ka boshllëqe të rëndësishme midis njohjes formale të të drejtave të indigjenëve dhe realitetit. Që nga miratimi i tij në 2007, disa vende, veçanërisht në Amerikën Latine, kanë ndërmarrë hapa për të njohur identitetin dhe të drejtat e popujve indigjenë, por ka shumë më tepër për të bërë.

Ilustrim

Të fundit nga rubrika