Ka disa libra që meritojnë vëmendjen e publikut, që janë të shkruar nga autorë të mirënjohur dhe janë libra të shumëpritur. Këto libra janë të rekomanduar nga kritika Bethanne Patrick, të cilat i ka shkruar Los Angeles Times dhe që janë të ndarë në trillime dhe jofiksion.
Në vazhdim do të listohen dhjetë prej librave që do të ishte mirë t’i shtonit në listën e leximit gjatë muajit nëntor:
- The Light We Carry- e Michelle Obamas, që nuk ka nevojë për shumë reklamë. Është libër që është shkruar nga autorë të njohur dhe përmban gjëra të reja. Mbi të gjitha njihet si roman i pazakontë. Ky roman përmban mendime për fusha të ndryshme si, muzikë, film, arte pamore dhe të tjera.
- Toad- i shkruar nga Katherine Dunn, që është publikuar pas vdekjes së autorit të preferuar të saj. Libri mban në qendër një protagonist të moshës së mesme Sally Gunnar, jeta e të cilës është e ndriçuar, oir dikur ajo shoqërohet me një grup studentësh jo shumë të mirë dhe kështu tërhiqet nga bota.
- Gilded Mountain- i shkruar nga Kate Manning, është një roman historik që autorja ka shpjeguar jetën e saj të cilën e quan ‘famëkeqe’. Më saktësisht ky libër përshkruan historinë e një gruaje që përpiqet të krijojë një jetesë të shekujve të mëparshëm.
- The Magic Kingdom- libër i shkruar nga Russell Banks, që përshkruan jetën e një burri të rritur në Florida. Mirëpo, i cili më vonë merr një vendim që i bën një kthesë të pakthyeshme peizazhin.
- The Age of Goodbyes- libër i shkruar nga Li Zi Shu, që ky libër flet për efektin që kanë pasur trazirat paszgjedhore në Azinë Juglindore, që kanë arritur të sundojnë shumicën.
- Now Is Not the Time to Panic- i shkruar nga Kevin Wilson, është libër i cili shkruan për dy persona që duan të jenë artistë, mirëpo më vonë dëshirën e tyre për të qenë artistë e hedh poshtë hetimi i një gazetari.
- The Philosophy of Modern Song- i shkruar nga Bob Dylan, që përshkruan jetën e një personi personi i cili do të nderoj paraardhësit e tij, do të përshëndet bashkëkohësit e tij dhe do të pranojë të ardhmen.
- Art is Life- shkruar nga Jerry Saltz, rrëfen për një person që në të kaluarën është njohur si artist i dështuar, e që më vonë ka fituar besimin dhe është bërë i shkëlqyeshëm.
- Cinema Speculation- i shkruar nga Quentin Tarantino, libër ky krejtësisht ndryshe nga të tjerët që autori përshkruan filmat që kanë ndikuar te ai, sin ë moshë apo në stila. I quan filma kritik dhe jep një këndvështrim të tij lidhur me disa filma.
- Fatty Fatty Boom Boom- libër i shkruar nga Rabia Chaudry, që shkruan për luftën e saj të përjetshme me peshën. Tregon se si ka ngrënë në fillim ushqime me kripë, më pas me gjalpë dhe në fund ka arritur te ushqimet e shëndetshme. Është një libër qesharak dhe i rekomanduar për ata që kanë problem me trupin.