10 milionë të shpenzuara për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Mbi 10 milionë euro është shuma që shteti i Kosovës e ka shpenzuar deri më tash për mbrojtjen e të akuzuarve për krime lufte, të cilët po përballen me drejtësinë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë

Nga viti 2020 e deri në prill të këtij viti, shuma fikse e shpenzuar për 8 avokatët e të akuzuarve është 10,022,760 euro, ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë.

Gjykata Speciale ishte themeluar në gusht të vitit 2015, pasi deputetët e Kosovës kishin miratuar amandamentin kushtetues, përkatësisht nenin e ri 162 të Kushtetutës së Kosovës, me dy të tretat (2/3) e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, si dhe Ligjin pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit tё Specializuar (ZPS), me 71 vota të deputetëve të Kosovës.

Proceset gjyqësore pranë gjykatës filluan më 2021. Në cilësinë e personave të akuzuar kanë përfunduar edhe ish-udhëheqës politikë të vendit, të cilët kanë mbajtur pozita udhëheqëse gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjykata Speciale

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen nga ana e ZPS se ndërmjet marsit të vitit 1998 e deri në shtator 1999, kanë kryer krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave që konsideroheshin si kundërshtarë.

I akuzuari tjetër, Salih Mustafa, po përballet me akuzat për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt. Për krime lufte po gjykohet pranë kësaj gjykate edhe i akuzuari, Pjetër Shala.

Ndërsa, me akuzat për pengim në administrimin e drejtësisë ishin ngarkuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët edhe janë gjetur fajtorë për këto vepra penale, duke u dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro.

Referuar përgjigjes zyrtare të pranuar nga MD-ka rezulton se nga buxheti i garantuar me ligj deri më tani, më së shumti mjete janë ndarë për mbrojtjen e Rexhep Selimit, gjithsej 1.54 milionë euro. Më së paku është paguar mbrojtja e të akuzuarit Shala, gjithsej 390 mijë euro.

Për mbrojtësin e të akuzuarit Salih Mustafa nga muaji tetor 2020 e deri në dhjetor 2021 rezulton se janë shpenzuar 893 mijë euro, ndërsa për vitin 2022, deri më tani janë shpenzuar 284 mijë euro.

Ndërsa, për mbrojtësin e të akuzuarit Jakup Krasniqi nga muaji nëntor 2020 e deri në dhjetor 2021 janë shpenzuar 1.24 milionë euro, ndërsa për vitin 2022, deri më tani janë shpenzuar 273 mijë euro.

Për periudhën nëntor 2020 – dhjetor 2021, për mbrojtësin e Selimit janë shpenzuar 1.17 milionë euro, ndërsa për sivjet janë shpenzuar 364 mijë euro.

Për mbrojtësin e Gucatit në periudhën tetor 2020 – dhjetor 2021 janë shpenzuar 1.13 milionë euro, ndërsa më 2022, 324 mijë euro.

Për mbrojtësin e të Thaçit në periudhën dhjetor 2020-dhjetor 2021 janë shpenzuar 1.11 milionë euro, ndërsa më 2022, 271 mijë të tjera.

Nga shkurti i vitit 2021 e deri në fund të atij viti për mbrojtësin e Veselit janë shpenzuar 854 mijë euro, ndërsa më 2022 janë shpenzuar edhe 380 mijë euro tjera.

Për mbrojtësin e të akuzuarit Pjetër Shala nga muaji nëntor 2021 janë shpenzuar 130 mijë euro ndërsa për vitin 2022, deri më tani janë shpenzuar 260 mijë euro.

Mbulimi i këtyre shpenzimeve në adresë të të akuzuarve të Speciales bëhet konform Nenit 3, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/l-054 për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Sipas nenit 3.1 të këtij ligji përcaktohet se “Të gjithë personat e akuzuar kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësit të pavarur, me përvojë dhe kompetencë, që paguhen nga Buxheti i Kosovës, i alokuara për qëllimet e këtij Ligji”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika