10 të plagosur si pasojë e të shtënave me armë pranë një klubi privat në Nju Jork

Dhuna që shpërtheu në disa qytete amerikane në natën e Vitit të Ri la të plagosur dhjetëra persona, duke përfshirë një incident me të shtënat në Kuins, Nju Jork, ku dhjetë individë mbetën të plagosur

10 persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Kuins të Nju Jorkut, mbrëmjen e parë të vitit të ri, njoftoi policia e Nju Jorkut të enjten në mëngjes.

Ngjarja ndodhi jashtë një klubi privat të mërkurën vonë. Të plagosurit, 6 gra dhe 4 burra, janë jashtë rrezikut për jetën, njoftoi policia.

Autoritetet thanë se 3 ose 4 burra hapën zjarr ndaj turmës jashtë klubit privat.

Dëshmitarët shprehën tronditjen e tyre duke përdorur mediat sociale ndërsa shpërndanë fotografi të momentit të mbërritjes në vendngjarje të punonjësve të rendit.

Policia përjashtoi mundësinë e një sulmi terrorist.

Ngjarja u regjistrua disa orë pas dy akteve të tjera të dhunës në Shtetet e Bashkuara.

Në Nju Orlins një kamionçinë mori përpara turmën e njerëzve që po festonin Vitin e Ri duke vrarë 15 persona ndërsa në Las Vegas një person vdiq dhe shtatë të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një makine Tesla jashtë hotelit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump./VOA

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika