10 të vdekur e 30 të lënduar pasi vetura godet turmën e njerëzve në New Orleans

Dhjetë persona u vranë dhe 30 u plagosën kur një automjet u përplas me një turmë të njerëzve në New Orleans në orët e para të ditës së Vitit të Ri

Të paktën 10 persona kanë vdekur e 30 të tjerë janë lënduar, pasi një person futi një makinë në një turmë në rrugën Bourbon në lagjen franceze të New Orleans, SHBA, në orët e para të vitit 2025.

Agjencia e Emergjencave e New Orleansit (NOLA Ready) ka raportuar për ngjarjen dhe ka kërkuar nga qytetarët që të evitojnë këtë zonë.

Policia e New Orleansit raportoi fillimisht për incidentin që shkaktoi disa viktima.

Të lënduarit janë transportuar në pesë spitale të ndryshme të qytetit për trajtim mjekësor.

Guvernatori i Louisiana-s, Jeff Landry, e ka dënuar aktin dhe ka apeluar për siguri.

“Një akt i tmerrshëm dhune ndodhi më herët këtë mëngjes në Bourbon Street… Ju bëj thirrje të gjithëve që janë afër ta evitojnë këtë zonë”, ka shkruar Landry në një postim në platformën “X”.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika