10 të vdekur e 534 raste me COVID-19, në Kroaci

Sipas të dhënave të Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile në Kroaci, gjatë 24 orëve të fundit, dhjetë persona kanë vdekur dhe 534 kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID 19

Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile në Kroaci, gjatë ditës së mërkurë, ka informuar se gjatë 24orëve të fundit, dhjetë persona kanë humbur jetën ndërsa 534 raste të reja me COVID 19,

Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 2744, e në mesin e tyre janë 633 pacientë të hospitalizuar, ku 15 janë në respiratorë. Në vetëizolim aktualisht janë 1732 persona.

Nga fillimi i pandemisë, në total janë regjistruar 1.260.293 persona të infektuar me coronavirus në Kroaci, nga të cilët 17.483 humbën jetën.

Në total janë shëruar 1.240.066 persona, nga të cilët 142 të shëruar janë konfirmuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Raporti 24 orsh

Deri më sot janë testuar 5.406.483 persona, nga të cilët 2738 në 24 orëshin e fundit.

COVID 19, 21.12.2022

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika