10 vjet nga sulmi “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar 10-vjetorin e sulmit me eksploziv te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës që ndodhi në banesën e familjes Haradinaj e ku mbeti i vrarë Selver Haradinaj dhe u plagosë gruaja dhe dy fëmijët e tij.

 

Kurti ka thënë se do të kërkojnë e do të angazhohen për drejtësi. Ai ka theksuar se autoritetet e prokurorisë dhe policisë e kanë mbështetjen që të veprojnë për zbulimin dhe kapjen drejt gjykimit dhe dënimit të fajtorëve.

Sipas tij , edhe pse kanë kaluar 10 vite, fajtorët ende nuk dihen.

Siç thotë i pari i Qeverisë, ky sulm mund të ketë qenë edhe për prapavija etnike dhe mund të jetë kryer nga strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë , trashëgimi e zgjatur e pasluftës nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

“Sot ne e kujtojmë me dhimbje e pikëllim Selver Haradinajn, dhe kërkojmë e angazhohemi për drejtësi. Përmes drejtësisë dhe dënimit të kriminelëve Kosovën do ta bëjmë vend demokratik e prosperues ku të gjithë qytetarët jetojnë e punojnë të sigurt pavarësisht përkatësisë kombëtare e fetare, gjinore e sociale”,  ka shkruar Kurti.

Albin Kurti: Mini-Schengen within Berlin Process, Western Balkans Should Join EU en Bloc - Exit - Explaining Albania

Kujtojmë se ky sulm kishte shqetësuar dukshëm banorët e Kosovës, e sidomos disa shqiptarë që jetojnë në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika