Ekonomisti Medain Hashani ka folur në Debat Plus lidhur me shpërndarjen e parave nga qeveria Kurti që nga viti 2021 për fëmijë, pensionist dhe kategori të tjera të shoqërisë.
Ai ka thënë se mjetet e ndara duhet të jenë të planifikuara në buxhet ani pse në njërën nga kategoritë e buxhetit mundet me pas shumë nënkategori, pra tek subvencionet dhe transferet e mbi bazën e kësaj kategoria qeveria edhe bënë shpërndarjen e këtyre mjeteve.
Por, për ekonomistin Hashani kjo shpërndarje është lëmoshë.
“Për mua si profesor i ekonomisë, janë lëmoshë, d.m.th. nuk janë asgjë tjetër”, ka thënë ai në Debat Plus.
Mbi 1 miliard dëm ekonomik
Profesori i ekonomisë Medain Hashani ka thënë se qeveria ka shkaktuar dëm ekonomik prej mbi 1 miliardë euro.
Sipas tij, ky dëm ka ardhur si shkak i mos investimeve kapitale.
“Kur kemi një inflacion kumulativ me 22% nëse e matim mos investimin e mjeteve që është mbi 4 miliardë euro dhe multiplikimi i atyre mjeteve që nuk janë shpërnda në investime kapitale, dëmi që i është shkaktu parasë së qytetarëve të Kosovës që kanë paguar tatimet dhe taksat, janë mbi 1 miliard për mos shfrytëzimin e atyre mjeteve”, ka thënë ai.