‘100 mijë eurot në bujqësi”, avokati Jashari: Prokuroria s’duhet ti mbyll sytë për raportimet e granteve

Avokati, Arbër Jashari ka thënë se Prokuroria në Kosovë nuk duhet të i mbyll sytë ndaj informacioneve që fliten dhe dëgjohen nga mediat, pasi që është njëra nga detyrat e saj përcjellja e mediave.

Avokati Jashari në “Five” të Dukagjinit lidhur me çështjen e subvencioneve në sektorin e bujqësisë tha se ka baza ligjore që munden të zhvillohen hetimet.

“ Janë dy çështje se a ka bazë për hetimin e ministrit  apo personat kompetent për ndarjen e subvencioneve. Parim, kushdo që I plotëson kushtet siipas ligjit mundet me apliku për subvencione pa kufizime. Një Komision përkatëse brenda agjensisë përkatëse dhe e bëjnë vlerësimin e tyre. Nëse ata vërtetojnë se janë thyer kriteret e konkursit ose me qëllim kanë shkelur autorizimet e vete, duke I shkaktuar dikujt favored he I kanë dhënë subvencionet kundërligjshme, atëherë ka bazë. Prokuroria duhet të bëjë filtrimin e informacioneve që vijnë nga mediat. Nuk duhet të marrë si të mirëqena, ose nuk duhet të rrijë heshtazi, ose ti mbyll sytë përballë asaj që flitet apo dëgjohet”, tha Jashari.

“Ku ka shumë zhurmë nuk është pa diçka”, vijoi Jashari, teksa shtoi se munden të “ekzagjerohen gjërat se jemi si parafushatës zgjedhore”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika