106 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se të hënën e 4 korrikut kanë rezultuar 106 qytetarë pozitiv me COVID-19

Ilustrim

Të hënën e 4 korrikut, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), 106 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 830 mijë e 700 doza të vaksinës.

Deri më tani 823 mijë e 767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 103 dhe 270 doza përforcuese dhe doza të treta.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Të hënën e 4 korrikut janë shëruar 52 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 534.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika