108 orë pas tërmetit shpëtohet një fëmijë dymuajsh

Pasojat e tërmetit në Turqi

Një fëmijë dymuajsh është shpëtuar në provincën Hatay të Turqisë 108 orë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën.

Kështu ka bërë të ditur ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, të dielën, në një postim në llogarinë e tij në Twitter, shkruan CNN.

Koca postoi video të fëmijës dhe tha se ai mbijetoi pavarësisht se ishte i uritur për orë të tëra.

Sipas tij, ky fëmijë ndodhet në Spitalin e Qytetit të Adanas tani dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Transmetuesi shtetëror turk tregoi gjithashtu një video të foshnjës duke buzëqeshur dhe duke qeshur, duke thënë se ai ishte gjallë pas “përpjekjeve të vështira për ta shpëtuar”.

Ndryshe, numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, ka kaluar mbi 33 mijë e 181.

Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 29 mijë e 605, ka thënë të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM, shkruan CNN.

Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve është tre mijë e 576, duke përfshirë dy mijë 168 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile ‘Helmetat e Bardha’, dhe një mijë e 408 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë.

Gjatë natës, ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë për të mbijetuar mes rrënojave të strukturave të shembura, por shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë shkojnë duke u zvogëluar, pasi kanë kaluar më shumë se tri ditë që nga goditja nga tërmetet.

Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga temperaturat e ulëta dhe qindra pasgoditje, të cilat e kanë bërë veçanërisht të rrezikshme punën në strukturat e paqëndrueshme.

Tërmeti i parë i 6 shkurtit ishte 7.8 ballësh me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Po ashtu, gjatë po asaj dite, u regjistrua një tërmet tjetër i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika