11 foshnja vdesin si pasojë e zjarrit në spitalin e Senegalit

Zjarri ka shpërthyer në departamentin e maternitetit

Ilustrim

11 foshnja kanë vdekur si pasojë e zjarrit në qytetin Tivauan në Senegal.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i shtetit, Macky Sall, përmes një postimi në Twitter, ku ka treguar se zjarri ka shpërthyer në departamentin e maternitetit.

Presidenti Sall u ka shprehur ngushëllime nënave dhe familjarëve të foshnjave.

Presidenti i Senegalit, Macky Sall

“Për nënat dhe familjet e tyre, u shprehi ngushëllimet e mia të thella”, ka shkruar presidenti Sall.

Siç shkruan BBC, sipas politikanëve të Senegalit, zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtër.

Tri foshnja kanë arritur të shpëtohen nga zjarri.

Zjarri është përhapur shumë shpejt dhe shërbimet e emergjencës janë ende në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Abdoulaye Diouf Sarr.

“Situata është shumë fatkeqe dhe jashtëzakonisht e dhimbshme”, ka thënë ministri i Shëndetësisë.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur vitin e kaluar në Senegal, pasi katër foshnja kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një spital materniteti, që sipas autoriteteve shkas i zjarrit ishte rryma dhe ftohës ajri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika