11 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, tetë të arrestuar

Policia e Kosovës ka raportuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit.

Foto ilustrim, dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte në Kosovë janë raportuar për tetë raste të dhunës në familje.

Policia ka bërë të ditur se tetë persona janë arrestuar, që të tetë burra. Sipas raportit ditor thuhet se ngjarjet kanë ndodhur dy raste në Drenas, një në Fushë Kosovë, tri në Pejë, një në Podujevë, një në Gjakovë, një në Skenderaj dhe një në Mitrovicë Veri.

Më poshtë rastet e dhunës në familje:

Gllogoc:  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  Podujevë:  Më datë 21.02,2025, është raportuar se viktima femër kosovare, ishte kanosur nga ish bashkëshorti i saj. Rasti duke u hetuar.

  Gllogoc: Raportohet se janë arrestuar dy të dyshuar  meshkuj kosovarë (babë e djalë), pasi që  të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes veti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

 Fushë Kosovë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti shtesë:

Prishtinë:   Lidhur me rastin njësitet e hetuesisë më datë 21.02.2025   kanë arrit që ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

  Pejë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

  Pejë:  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj  vëllait të tij  të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 Pejë: Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar.

Gjakovë: Është raportuar se ndaj viktimës mashkull kosovar, ishte ushtruar dhune psikike nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit,. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Skenderaj: Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar (me probleme psikike), pasi që kishte sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare dhe më pas kishte dëmtuar disa orendi të shtëpisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë Veri : Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika