Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se të shtunën nga 646 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 339.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 136 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Të shtunën janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 740.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë një milion e 827 mijë e 781 doza të vaksinës.
Deri më sot 822 mijë e 573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102 mijë e 326 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.