“11 të arrestuar, 1 në paraburgim” – Prokuroria Speciale del me njoftim për sulmin në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar për veprimet hetimore pas sulmit të 29 nëntorit 2024 në kanalin Ibër-Lepenc në fshatin Varagë të Zubin Potokut

KFOR-i patrullon afër kanalit të Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, ku ndodhi shpërthimi më 29 nëntor.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar lidhur me sulmin në fshatin Varagë të Komunës së  Zubin Potokut, në pjesën e kanalit të Ibër Lepencit.

Më 30 nëntor, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, kreu disa bastisje ku u gjetën dhe sekuestruan armë dhe pajisje të ndryshme.

Në këtë rast, 10 persona u shoqëruan në stacionin policor nën dyshimet për vepra penale, përfshirë terrorizmin dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve.

Dy persona, D.V. dhe D.M., nga komuniteti serb, u ndaluan me vendim të Prokurorisë. Për D.V. është caktuar paraburgim prej një muaji, ndërsa D.M. është liruar në procedurë të rregullt.

“Me këtë rast në stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike”,  nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, nga neni 129 par. 1 dhe neni 128 par 1 nën par. 1.8 të KPRK-së, “Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 366 par 2 lidhur me par. 1  të KPRK-së. Me vendim të prokurorit dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, më 1 dhjetor u arrestua edhe i dyshuari J.V., i cili ishte në kërkim për të njëjtën vepër penale. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën armë dhe pajisje të shumta.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika