11 të vdekur nga sulmi në Suedi

Ka arritur në 11 numri i të vdekurve nga sulmi me armë zjarri në një qendër arsimore në Suedinë qendrore, duke përfshirë edhe të dyshuarin e armatosur

Ka arritur në 11 numri i të vdekurve nga sulmi me armë zjarri në një qendër arsimore në Suedinë qendrore, duke përfshirë edhe të dyshuarin e armatosur.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson e ka përshkruar sulmin e së martës në shkollën “Risbergska” në Orebro, 200 km në perëndim të kryeqytetit Stokholm, si “të shtënat masive më të rënda në historinë suedeze”, raporton BBC.

“Është e vështirë të merren parasysh përmasat e asaj që ka ndodhur sot”, ka thënë Kristersson në një konferencë shtypi në mbrëmje.

Policia ka thënë se i dyshuari është në mesin e të vdekurve dhe besohet se ka vepruar i vetëm. Ata kanë shtuar se motivi është ende i paqartë, por kanë përjashtuar çdo gjë “ideologjike”.

Policia më herët ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet pasi disa persona janë të plagosur.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika