11-vjeçarja dhunohet nga 5 persona, dy në paraburgim, të tjerët në arrati

Deri tani, dy persona janë arrestuar për dhunimin e 11-vjeçares dhe të njëjtëve, u është caktuar masa e paraburgimit, përderisa një prej tyre është gjithashtu i mitur. Tre persona të tjerë janë akoma në arrati. Ndërkaq, ngjarja pretendohet të ketë nisur në një park

Ilustrim

Një vajzë e mitur e moshës 11 vjeçare dyshohet se u dhunua nga disa persona për orë të tëra në Prishtinë. Rasti pretendohet se nisi në një park të qytetit, ku tre persona fillimisht e ngacmuan me fjalë 11 vjeçaren, e më pas edhe nisën dhunimin ndaj saj. Deri tash, dy persona janë arrestuar dhe u është caktuar masa e paraburgimit, përderisa një prej tyre është gjithashtu i mitur. Tre persona të tjerë janë akoma në arrati.

Një ngjarje mizore ka tronditur Kosovën këtë të hënë.

5 persona dyshohet se për orë të tëra e kanë dhunuar një fëmijë, vajzë 11 vjeçare në Prishtinë.

Rasti, sipas Prokurorisë, dyshohet se nisi në një park të kryeqytetit, ku e mitura ishte duke ecur.

Aty, siç raporton kallxo.com, atë e kishin ndaluar tre persona të cilët e kishin ngacmuar me fjalë.

“E kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Sipas këtij raportimi, të dyshuarit ia kishin hequr rrobat të miturës në park.

Tutje, në të thuhet se “Pasi e kishin zhveshur, në dosje përshkruhet se njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht. Sipas përshkrimit të prokurorisë dhunimi kishte vazhduar dhe ai i cili ia mbante duart, pastaj kishte filluar ta dhunojë seksualisht. Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër”.

Dosja e Prokurorisë më tej, sipas kallxo.com, përshkruan se njëri nga personat e kishte futur 11 vjeçaren në një veturë dhe së bashku me tre persona të tjerë e kishin dërguar atë në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bari.

Aty, viktima sipas dosjes ka dyshime se ishte dhunuar përsëri nga shoferi i veturës.

Gjatë ditës, Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy personave që pretendohet se ishin të përfshirë në këtë rast, vëllezërit E.R dhe G.R, ky i fundit i mitur.

Ndaj tyre rasti është veçuar.

Prokuroria ka dhënë detaje për arrestimin.

“Me urdhër të prokurores kujdestare nga departamenti për të mitur janë ndaluar dy persona, njëri i moshës madhore, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe një person tjetër i mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak se të njëjtit dyshohet se e kanë kryer veprën penale të dhunimit. Poashtu, ndaj këtyre dy të dyshuarve Prokuroria ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe të njëjtit kanë dalur para gjyqtarit të procedurës paraprake”, ka thënë Laureta Ulaj, Zëdhënëse e Prokurorisë së Prishtinës.

E.R, 27 vjeçar, të cilit iu caktua të hënën masa e paraburgimit, dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të ngjashme më herët.

Ai në databazën e Policisë dhe Prokurorisë figuron si i dyshuar edhe për shumë vepra tjera por nuk është e qartë pse ka qenë i lirë meqenëse ende nuk është dhënë asnjë detaj tjetër nga organet e drejtësisë.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika