Pse dita e dytë e testimit të qarkores njëkahëshe është më e qetë se e para? Flet eksperti i komunikacionit, Dedaj

Ndonëse testimet më parë ishin zhvilluar vetëm në vikend, eksperti komunikacionit, Nol Dedaj, ka thënë se faza e tretë e këtij testimi parashihte testimin e saj në një ditë pune, e që sipas tij, e premtja është ajo me qarkullimin më të lartë të veturave.  Sipas Dedaj, ky testim do të ketë benefite për komunikacionin

Testimi i radhës i shndërrimit i të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet, po vazhdon më qetë këtë të shtunë, pas një të premteje me kolona masive në Prishtinë.

Se pse të shtunën nuk hasen probleme në testimin e saj sikurse të premten, dhe për dobitë që do të sjellë ky testim, Portali Dukagjini ka kontaktuar me ekspertin e komunikacionit dhe njëherit, profesorin Nol Dedaj.

Ndonëse këto testime më parë ishin zhvilluar vetëm në vikend, Dedaj ka thënë se faza e tretë e këtij testimi parashihte testimin e qarkores njëkahëshe në një ditë pune, e që sipas tij, e premtja është ajo me qarkullimin më të lartë të veturave.

“Testimi i trajektores njëkahorëshe të rrugës e ka paraparë fazën e tretë se si do të ishte një ditë pune, siç është e dita e premte, atëherë kur ka qarkullim më së shumti. Projekti ka arsyeshmërinë teknike për t’u zhvilluar. Unë si profesor, e kemi bërë projektin dhe hulumtimin e qarkullimit të automjeteve dhe në rrugën dykahorëshe në të njëjtën rrugë, kemi parë mbi 100 pika konflikti gjersa me njëkahorëshen, ka pasur vetëm 39 prej tyre”, ka deklaruar ai.

Dedaj ka ritheksuar se arsyeshmëria teknike mbetet e plotë, ngase krahas këtij testimi, zvoglohet numri i aksidenteve dhe njëherit, rritet siguria në përdorimin e shpejtësisë. Mirëpo, sipas Dedajt, kishte aspekte të cilat mungonin përgjatë testimit, gjë që ndihmoi në krijimin e tollovisë së djeshme.

“Dobia është shumë e madhe ngase bëhen eleminime të pikave të konfliktit dhe realizimi i shpejtësisë së sigurisë është e barabartë me shpejtësinë e kufizuar. Ka pasur mungesë të sinjalizimeve dhe të semaforave adekuatë, nuk bëhet testimi me semafora të programuar, por me persona të autorizuar”, ka deklaruar Dedaj.

Ai thekson se sot është kënaqësi të vozitësh në kryeqytet, ngase kahjet e lëvizjeve janë më mirë sot, por krahas një “testimi të suksesshëm”, në një testim më të qetë ka ndikuar edhe numri i ulët i veturave përgjatë të shtunës.

Krahas kësaj, Dedaj ka thënë se testimi i qarkores me rrugë të kombinuara ka qenë, pikërisht, ajo çka ka bërë Komuna e Prishtinës.

Qarkorja njëkashe liron rrugën

“Qarkoret që bëhen nëpër kryeqytete bëhen rreth zonës së parë, të dytë dhe të tretë. Zona e parë dhe ajo e dytë lidhen me rrugë diagonale, rrugë radiale, ne i quajmë rrugë të kombinuara dhe kjo është pikërisht ajo çka bëri komuna. Një hap drejt zhvillimit të një qarkullimi më të qetë të automjeteve”, ka deklaruar ai.

Ballina

Qarkorja njëkahëshe këtë të shtunë, po rezulton të jetë e suksesshme  dhe më e qetë sesa ajo e djeshmja. Në fotot e siguruara nga Portali Dukagjini shihet edhe rruga që të drejton te sheshi i kryeqytetit, e shfrytëzuar nga qytetarët për aktivitetet e tyre të përditshme.

Portali Dukagjini është përpjekur të kontaktojë me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, por ai nuk është përgjigjur deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Testimi i qarkores njëkahëshe do të vazhdojë edhe të dielën.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika