119 njohjet e shtetit të Kosovës, vështirësitë nga armiqtë dhe ndihma nga miqtë

Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, janë 119 shtete që kanë pranuar lidhjen e bashkëpunimit me të. Numrin më të madh të njohjeve, Kosova e mori pikërisht në vitin 2008, me gjithsej 59 shtete. Shteti më i ri në Europë vazhdon të mos njihet nga 5 shtete anëtare të BE-së dhe vazhdon “luftën” me lobimin e shtetit serb për çnjohje dhe njohje të Kosovës

Një thirrje telefonike kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, duke i konfirmuar kryeministrit të Kosovës në atë kohë, Avdullah Hoti, më 5 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte njohja e fundit e Kosovës deri në vitin 2025.

Njohje kjo që edhe në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme qëndron si e fundit.

Por, Kosovën në mars të këtij viti, shteti afrikan Kenia dhe në prill nga po i njëjti kontinent Sudani, e çuan në 119 numrin e shteteve që e njohin Kosovën.

Pesidenti i atëhershëm Hashim Thaçi, e shpalli Kosovën shtet.

E menjëherë pas kësaj fjalie, Kosova njohjen e kishte marrë nga shteti i Kosta Rikës, i vetmi shtet në datën 17 shkurt 2008.

Vetëm një ditë më vonë, Kosova mori njohje nga shtete aleate të saj, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Shqipëria, Turqia dhe Britania e Madhe.

Në vitin e parë të shpalljes së pavarësisë, Kosovën e njohën 59 shtete, ndër to shumica e shteteve evropiane.

E në vitin 2009, shteti i Panamasë do të fillonte njohjet për Kosovën, por në total atë vit Kosova mori vetëm 11 njohje.

Kështu, me rreth 10 njohje për vit, që nga viti 2010 e deri në vitin 2016, Kosova do të vazhdonte të ishte nëpër zyrat e shteteve të ndryshme të botës.

Nga viti 2017 e deri në 2025, me dy njohjet e fundit, Kosova do të kishte vetëm 6 njohje.

Mosnjohja nga Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro  që janë pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian  është pengesa kryesore edhe për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, që kur Kosova e ka dërguar atë në dhjetor të vitit 2022.

Shteti më i ri në Europë, në lobimin e saj për njohje të reja, sidomos në vendet e Afrikës, është penguar shumë nga shteti i Serbisë, e cila, përveç pengimit të njohjeve, ka bërë që disa shtete atje të ndërpresin komunikimet diplomatike me Kosovën.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika