12 arsye pse duhet të konsumoni perime

Një dietë vegane përfshin vetëm produkte që rrjedhin nga burimet bimore. Një dietë vegane përjashton vezët, mishin dhe madje edhe produktet e qumështit

Të humbasësh në peshë, të kesh një risk të ulët ndaj sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe tensionit, të jesh i shëndetshëm dhe mos të të brejë ndërgjegjja se ha shumë.

Me siguri po mendoni, e ku mund të qëndrojnë gjithë këto të mira bashkë?

E vërtetë, kjo jetë kaq e shëndetshme duket gati si një ëndërr, por ju mund ta keni nëse ndiqni një rrugë.

Atë pa mish dhe pa produkte shtazore. Po, jeta ka kuptim edhe pa biftek e pa djathë.

Si të veproni

Është dieta vegane që mes shumë të mirash jo vetëm kursen jetën e gjelit të detit, por dhe tuajën.

Të mos konsumosh asnjë produkt me përmbajtje shtazore duket si një sipërmarrje tejet e vështirë, pasi s’ka as mish, as gjalpë, vezë e djathë jo e jo, por as qumësht e mjaltë.

Por nuk është dhe aq keq, po të mendosh të gjithë të mirat që sjell të qenit vegan.

Lista është shumë e gjatë, por ne do të numërojmë vetëm disa syresh, nëse doni të konsideroni rrugën e veganizmit.

Si shpërblim do të keni një jetë më të shëndetshme, do të jeni më energjikë, do të mund të zbuloni shije të reja, do të bëheni edhe më të bukur e do të jetoni më gjatë.

12 arsye se pse duhet të bëheni vegan këtë vit:

  1. Do të jetoni më gjatë.

Studimet kanë treguar se ata që ndjekin një dietë vegane apo vegjetariane jetojnë tre apo 6 vjet më shumë se njerëzit që nuk ndjekin këtë dietë.

Duke pasur evidenca të provuara të rasteve të ulëta të sëmundjeve kardiovaskolare dhe diabetit.

2. Veganët janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur

Veganët dhe vegjetarianët kanë nivele më të ulëta të kolesterolit, kanë presion të gjakut më të ulët, më pak raste të diabetit Tipi 2, kanë një risk më të vogël për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe në total më pak risk nga kanceri.

Shkenca dhe studime të shumta kanë konfirmuar se që të jesh i shëndetshëm nuk është aspak e nevojshme që të konsumosh mish.

Veganët i marrin të gjithë vlerat ushqyese nga proteinat bimore, fibra dhe minerale, pa qenë e nevojshme që të konsumoni mish, i cili ju bën të ngadalësoni ritmin për shkak të kolesterolit dhe yndyrave të ngopura të kafshëve.

3. Të qenit vegan rrit imunitetin dhe ndihmon në luftimin e sëmundjeve

Duke qenë se frutat dhe zarzavatet janë të pasura me super ushqyes.

Shumë prej tyre kanë vlera antioksiduese e ndihmojnë sistemin imunitar dhe trupin që të luftojë sëmundjet, duke përfshirë dhe kancerin.

4. Është shumë më e lehtë për të konsumuar pesë vakte në ditë

Madje dhe më shumë se kaq.

Konsumimi i frutave dhe zarzavateve në çdo vakt do të thotë se dieta juaj ushqimore do të jetë më e shëndetshme.

5. Do të jeni në gjendje të vraponi më shpejt

Ndoshta nuk e dinit, por të qenit vegan ndihmon edhe në përmirësimin e performancës sportive.

Ndoshta nuk e njihni Scott Jurek, i cili njihet si supervrapuesi i të gjitha kohërave.

Ai ka qenë vegan që nga viti 1999.

Po ndoshta emri i Carl Lewis ju vjen më i njohur-por sigurisht nuk e dinit që edhe ai është vegan?

Një nga atletët më të mirë botërorë. Carl ia atribuon performacën e tij të shkëlqyer me thyerjen e rekordit në vitin 1991, të qenurit vegan.

6. Keni mundësi të zbuloni një varietet shumë të madh me ushqime dhe shije.

Ushqime të cilat as nuk e mendonit më parë që mund të ekzistonin.

Humus, gjalp kikiriku, patate të ëmbla, avokado, kërpudha dhe çokollatë e zezë vegane sa për të përmendur disa.

E shihni që nuk do të vdisni urie.

7. Të qenit vegan do të thotë që jo vetëm je, por dukesh dhe më i shëndetshëm

Duke qenë se ata konsumojnë sasi të mëdha me fruta dhe perime, ushqejnë fytyrën dhe lëkurën, flokët dhe thonjtë.

8. Ndihmon në lehtësimin e artritit

Një studim i ri nga Universiteti Karolinska në Stokolm tregon se kombinimi i dietës vegane dhe asaj pa gluten është mënyra më efektive për të përmirësuar shëndetin e atyre që vuajnë nga artriti remautoit.

9. Rrit nivelin e energjisë

Ylli i futbollit amerikan NFL, Tony Gonzalez ka folur gjerë e gjatë se si ndryshimi nga dieta me mish në atë vegane e ka ndihmuar për të pasur më shumë energji, ndërsa luante në NFL.

10. Është e shkëlqyer nëse doni të humbisni peshë

Kjo pasi është shumë më e lehtë të qëndroni elegantë kur nuk konsumoni sasi të mëdha me yndyra të ngopura që vijnë nga produktet shtazore.

Veganët peshojnë mesatarisht 10 kilogramë më pak se ata që konsumojnë mish.

Dhe ndryshe nga ushqimet e tjera të pashëndetshme, të cilat ju bëjnë të ndiheni më të lodhur (dhe që zakonisht ju bëjnë të shtoni dhe kile), të qenit veganë është një mënyrë e shëndetshme për të hequr dhjamin e për të pasur sërish energji.

11. Do të ndihmoni të ushqeni botën

Me konsumimin e mishit nuk i bëni keq vetëm kafshëve, por edhe njerëzve.

Duhen disa ton fara dhe ujë për të rritur kafshët e fermave.

Në fakt duhen 6 kilogramë drithëra për të prodhuar gjysmë kile mish.

I gjithë ky ushqim bimor mund të përdoret fare mirë për të ushqyer në mënyrë direkte njerëzit. Sa më shumë njerëz të bëhen veganë, aq më pak njerëz do të vuajnë nga uria.

12. Mbroni planetin.

Mishi nuk është barishte.

Konsumi i mishit është në fakt një nga gjërat më të këqija që mund ti bëni tokës.

Është humbje e madhe dhe shkakton një sasi të madhe ndotje dhe për më tepër industria e mishit është një nga shkaktaret kryesore të ndryshimeve klimatike.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika