12 civilë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë ditës së kaluar në sulmet ruse, sipas zyrtarëve ukrainas.
Dhjetëra shtëpi u dëmtuan dhe infrastruktura u godit në rajonet Donetsk, Kherson, Nikopol dhe Zaporizhzhia, thonë zyrtarët lokalë, shkruan BBC përcjell Dukagjini.
Rreth 183 persona u evakuuan nga Donetsk, tha kreu rajonal Vadym Filashkin në një postim në Telegram.
Sulmet ruse goditën gjithashtu objektet e infrastrukturës dhe linjat e energjisë elektrike në rajonet e Kievit dhe Potlavës, por asnjë civil nuk u lëndua, thonë autoritetet.
Forcat Ajrore të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar 87 nga 160 dronë rusë të lëshuar gjatë natës.
Ushtria ruse ende nuk ka komentuar mbi sulmet.