12 persona lëndohen nga turbulencat e aeroplanit, po fluturonte nga Doha në Dublin

12 persona janë lënduar si pasojë e turbulencave që ka pësuar aeroplani i cili po fluturonte nga Doha në Dublin

12 persona janë lënduar si pasojë e turbulencave që ka pësuar aeroplani i cili po fluturonte nga Doha në Dublin.

Transportuesi i Qatar Airways, i cili u ul në Dublin pak para orës 13:00 sipas kohës lokale, u prit nga shërbimet e urgjencës, duke përfshirë policinë e aeroportit dhe departamentin e zjarrfikësve dhe shpëtimit.

Sipas një deklarate nga Aeroporti i Dublinit, gjashtë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u lënduan në incident, raporton CNN.

Fluturimi QR107 i Qatar Airways përjetoi turbulenca gjatë fluturimit mbi Turqinë, thuhet në deklaratë.

Aeroporti i Dublinit tha se po ndihmonte pasagjerët dhe stafin dhe se operacionet ishin të paprekura.

Kjo vjen disa ditë pasi 104 pasagjerë u lënduan dhe një burrë me sëmundje të zemrës vdiq në një fluturim të Singapore Airlines që u godit nga turbulenca të rënda. Aeroplani po fluturonte nga Londra në Singapor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika