12-vjeçari në Skenderaj gjen portofolin me 2 mijë e 500 euro, e dorëzon në polici

Policia e Kosovës

Një dymbëdhjetëvjeçar nga Skenderaj gjatë mbrëmjes së 6 gushtit ka gjetur një portofol me 2 mijë e 500 euro.

Sipas njoftimit të policisë, ai menjëherë e kishte dorëzuar portofolin në stacionin policor në Skenderaj.

“Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin,” thuhet në njoftim.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme.”

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika