12 vjet nga aksioni në pikat kufitare në veri

Kanë kaluar 12 vjet që kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) ka ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjak, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Enver Zymberi

Janë bërë 12 vjet nga aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës, për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare në pjesën veriore të vendit, Jarinjë dhe Bërnjak.

ROSU kishte hasur pengesa nga strukturat ilegale në veri, ku edhe ishte vrarë polici i Kosovës, Enver Zymberi.

Tri vjet pas vrasjes, për vrasjen e Zymberit ishin arrestuar dy persona, Radomir Radiq dhe Millovan Vllaskoviq, të cilët më vonë ishin shpallur të pafajshëm.

Më 2015 ishin arrestuar si të dyshuar Miodrag Llekiq dhe vëllai i tij, pjesë e policisë në stacionin e veriut të Mitrovicës.

Po ashtu, edhe këta të dy ishin liruar si të pafajshëm.

Ish– presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ia kishte dhënë titullin “Hero i Kosovës”, Enver Zymberit për “trimërinë dhe përkushtimin e treguar deri në flijim për vendosjen e sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika