13 persona humbin jetën në Rusi, shkak i përplasjes së një avioni në një ndërtesë banimi

13 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e përplasjes së një aeroplani rus në një banesë ndërtimi në Yesk, qytet në jug të Rusisë

Një bllok apartamentesh në qytetin jugor të Rusisë, Yeysk, u dogj pasi një avion ushtarak u rrëzua në zonën e banimit, foto: REUTERS





Të paktën 13 persona kanë humbur jetën tani pasi një aeroplan bombardues rus është përplasur në një bllok apartamentesh në qytetin jugor rus, Yesk.

Dy pilotët e avionit Su-34, të cilët po bënin një fluturim stërvitor, u hodhën me parashutë përpara se avioni të godiste ndërtesën, raporton BBC.

Ekipet e shpëtimit rishikuan numrin e viktimave pasi përfunduan kërkimin e tyre në rrënoja, tha ministria ruse e emergjencave.

Mbetjet nga avioni mbuluan një oborr pranë bllokut të apartamenteve të shkatërruara, foto: Reuters

Në mesin e viktimave ishin edhe tre fëmijë.

Zyrtarët thanë se 68 u shpëtuan nga zjarri në bllokun nëntëkatësh.

Nëntëmbëdhjetë persona të plagosur po trajtohen pas aksidentit të së hënës në mbrëmje.

“Sipas një raporti nga pilotët, të cilët u larguan nga avioni, arsyeja e rrëzimit ishte një zjarr në një nga motorët gjatë ngritjes”, tha ministria ruse e mbrojtjes.

“Në pikën ku u rrëzua avioni Su-34, në oborrin e një blloku banimi, furnizimi me karburant i avionit mori flakë”, është thënë ndër të tjera.

Qyteti port i Yeysk shtrihet pranë zonës së luftës lindore të Ukrainës, përtej Detit Azov nga qyteti i shkatërruar i Mariupolit.

Ai është përdorur si një terren kryesor trajnimi për aviacionin detar të Rusisë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika