13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 13 të infektuar nga COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë e 45 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 28 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsej 484.

Publikimi zyrtar në Facebook nga Ministria e Shëndetësisë

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 189 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 902 mijë e 28 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 824 mijë e 410.

Janë 1 milion e 824 mijë e 478 doza të administruara në total.

Po ashtu, një ditë më parë janë shënuar 22 persona pozitiv me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika