Një incident ka ndodhur në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku një shpërthim në një shtëpi ka shkaktuar lëndime për 13 persona.
Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Zahitit, dyshohet se shkaku i shpërthimit është një bombolë gazi.
Ai shtoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, dhe të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi”, ka thënë Zahiti.