13 të vdekur pas zjarrit në konviktin e një shkolle në Kinë

13 të vdekur pas zjarrit në konviktin e një shkolle në Kinë FOTO: Xinhua News Agency/picture alliance

13 persona kanë vdekur pas zjarrit që shpërtheu në konviktin e një shkolle në Kinën qendrore.

Kështu ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Siç raporton BBC, zjarri vdekjeprurës ndodhi të premten në mbrëmje në një shkollë për fëmijë të vegjël në fshatin Yanshanpu.

Drejtori i shkollës është arrestuar dhe një hetim është duke u zhvilluar.

Ndërkaq një person që ka mbetur i lënduar po trajtohet në spital dhe ndodhet në gjendje stabile.

Nga kanalet zyrtare nuk u dhanë detaje të mëtejshme për shkakun e zjarrit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika