13 tetori është Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave

E enjtja e 13 tetorit shënon Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave, ditë kjo që shënohet nga viti 1989 dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin për një mjedis të gjelbër dhe për reduktimin e ekspozimit ndaj katastrofave

Fotoilustruese





Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave, shënohet më 13 tetor.

Shënimi i kësaj dite ka filluar nga viti 1989, pas një thirrje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, për të pasur një ditë në të cilën do të promovohet një kulturë globale e reduktimit të rrezikut nga katastrofat.

Organizata e Kombeve të Bashkuara  atë kohë ka hartuar një Strategji Ndërkombëtare për Reduktimin e Katastrofave, e cila kishte për qëllim reduktimin e humbjeve njerëzore, sociale, ekonomike dhe mjedisore për shkak të rreziqeve natyrore, ndryshimeve klimatike, mjedisit dhe kushteve ekstreme të motit.

Vlen të kujtohet se në vitin 2015, në Konferencën e tretë botërore të OKB-së për reduktimin e rrezikut nga katastrofat në Japoni, komuniteti ka thënë se katastrofat më shumë godasin nivelin lokal, duke shkaktuar më shumë humbje jetësh dhe trazirash shoqërore dhe ekonomike.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika