13 vjet nga hyrja në fuqi e vendimit për heqjen e vizave për Shqipërinë

Janë bërë 13 vjet që nga hyrja në fuqi e vendimit të Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë drejt vendeve të BE-së

Fotografi ilustruese

Më 15 dhjetor 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Ky vendim i hap rrugë lëvizjes së lirë të shqiptarëve në 27 vendet e zonës Shengen.

Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike.

Shqipёria dhe Bosnjë e Hercegovina iu bashkuan kështu Maqedonisё Veriore, Malit tё Zi dhe Serbisё, tё cilat pёrfituan nga vendimi pёr njё regjim pa viza mё 19 dhjetor 2009.

Qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane nga janari 2024. /KP

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika