Trajneri i njohur Afrim Tovërlani e ka komentuar ndeshjen Zvicër-Serbi, e cila do të zhvillohet me dy dhjetor. Ai tha se “është herët të themi, se a besoj se a do të kualifikohet tutje Zvicra. Por, ajo që dihet është se Serbia do të jetë më e motiviuar se në botërorin e kaluar”.
Toverlani po ashtu shtoi se “Zvicra ka një skuadër tejet të mirë, por krijuan shumë pak në fazën ofanzive. Pritet një ndeshje shumë e zjarrtë dhe e ngarkuar në anën psikologjike”.
Kjo është nata e dhjetë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.