14 familje të evakuuara në Gjakovë nga vërshimet e shiut

Moti me shi pritet të vazhdojë gjatë gjithë ditës. Deri tani, 14 familje janë evakuuar nga komuna e Gjakovës si shkak i vërshimeve të shiut, ndërsa në këtë komunë dhe atë të Rahovecit, janë raportuar dëme të mëdha materiale

Vërshimet nga shiu në Gjakovë (Autor: Gjakova Sot)

14 familje janë evakuuar deri tani në komunën e Gjakovës si pasojë e reshjeve të shiut, ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj.

Në një përgjigje për RTV Dukagjini, Fetahaj ka bërë të ditur se gjendja është stabile dhe se deri tani ka vetëm dëme materiale.

“Vërshime ka pasur dje dhe sot. Po ka dëme qoftë në infrastrukturë apo ekonomi familjare. Kemi edhe rastin në Rekë të Keqe në Berkoc, e aty janë evakuuar 14 familje deri tani, por nuk ka dëme në njerëz siç është raportuar, por tash gjendja është më stabile”, ka thënë Fetahaj, gjersa ka theksuar se gjendja në spitalin që ishte vërshuar nga uji është stabile.

Në këtë komunë si dhe atë të Rahovecit, vërshime ka pasur edhe përgjatë ditës së djeshmes.

Smajl Latifi, Kryetar i Komunës së Rahovecit, ka thënë se dëme të mëdha janë raportuar në amvisëri dhe ekonomi famlijare, biznese, infrastrukturë dhe në bujqësi. Ai ka bërë të ditur se komuna ka kërkuar ndihmë edhe nga Qeveria e Kosovës.

Vërshime nga shiu në Gjakovë dhe Rahovec

“Ekipet janë në teren prej pas mesantës duke u ballafaquar me situate. Për momentin situata është stabilizuar meqë nuk ka reshje, por ka dëme të mëdha në amvisëri dhe ekonomi famlijare, biznese, infrastrukturë dhe në bujqësi. Tash ne e mbajtën një mbledhje të shtabit emergjent e kemi mbajtur tash shohim çka mund të bëjmë. Kemi kërkuar edhe ndihmën e Qeverisë. Nuk ka pasur nevojë për të zhvendos familje, dëmet janë kryesisht materiale”, ka deklaruar Latifi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me shi dhe shkarkime rrufesh.

Rahovec

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika