Gëzim Kastrati, babai i Diana Kastratit, e cila u vra në vitin 2011 nga ish-bashkëshorti i saj, ka shprehur zemërimin dhe dhimbjen për mungesën e drejtësisë për rastin e vajzës së tij.
Në Debat Plus, ai theksoi se pas 14 vitesh, vrasësi i Dianës vazhdon të jetë i lirë, ndërsa vrasjet e grave në Kosovë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
“Gjithnjë kam aluduar dhe kam ngrit gisht te drejtësia. Për fat të keq rastet edhe sot po ndodhin mendoj se për mos veprim të organeve të rendit, gjyqësorit, prokurorisë, e kështu me radhë. Prandaj edhe rastet nuk dua ta them veç kanë filluar të shpeshtohen. Edhe është bërë akte të padurueshme, dhembje si për familjarët gjithashtu edhe në nivel kombëtar. Prandaj shumë pak po punohet në këtë drejtim”, ka thënë Kastrati.