Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 14 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.
Numri i të infektuarve vjen nga 883 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 26 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 497.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 165 persona kundër Coronavirusit.
Ndërkaq, 901 mijë e 951 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 281.
Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 100 mijë e 750.
Janë një milion e 824 mijë e 150 doza të administruara në total.
Një ditë më parë, më 13 prill, në Kosovë asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.