14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 14 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 14 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 736 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 10 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 438.

Statistikat të publikuara nga faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, në Facebook

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 163 persona kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 902 mijë e 207 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 821 mijë e 672.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 101 mijë e 104.

Janë një milion e 825 mijë e 155 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 21 prill, në Kosovë 19 raste kanë qenë aktive dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika