Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 14 raste pozitive me Covid-19.
Të shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi janë nëntë persona. Ndërsa, nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes.
Po ashtu, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 78 testime për Covid-19. Kurse, tashmë janë gjithsej 55 raste aktive me koronavirus.
Ndërkaq, një ditë më parë, më 1 shkurt një person ka humbur jetën nga koronavirusi, kurse nga 140 testime për Covid-19 janë shënuar 18 raste pozitive.
Gjithashtu, më 29 janar një person ka vdekur si pasojë e Covid-19.
Pas shtimit të rasteve gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, ky ishte rasti i parë me fatalitet si pasojë e koronavirusit pas një kohe të gjatë.