14 të lënduar nga një aksident në Prekoc të Artanës

Sipas raportit 24-orësh të policisë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur shoferi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte

Ilustrim

14 persona janë lënduar në një aksident trafiku në Prekoc të Artanës.

Në aksident ishin të përfshirë një autobus dhe një automjet transportues.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit  14 persona kanë pësuar lëndime trupore. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Në konsultim me prokurorin, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika