Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë më 15 qershor 2022 informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.008 doza të vaksinës.
Deri më tani, 823.493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 103.017 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 236 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa të mërkurën e 15 qershorit janë shëruar 0 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259.
Në total numri i rasteve aktive është 67.