15 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 15 raste pozitive me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar  se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 15 raste pozitive me Covid-19.

Të shëruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi janë pesë persona.

Po ashtu, IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 63 testime për Covid-19. Kurse, tashmë janë gjithsej 47 raste aktive me koronavirus.

Ndërkaq, një ditë më parë, më 4 dhjetor nga 12 testime për Covid-19 janë shënuar 2 raste pozitive.

Të dhënat e IKSHPK-së

Ndryshe, në Kosovë është duke u zhvilluar Karvani i vaksinimit, i cili pas Prizrenit e Mamushës ka vazhduar të enjten në komunën e Suharekës.

Ky aktivitet i organizuar nga MSh e IKSHPK me përkrahjen e OBSh-Zyra në Prishtinë, nxit dhe promovon vaksinimin kundër COVID-19 me dozat bivalente përforcuesr dhe vaksinimin kundër Gripit sezonal.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen ngase ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, dhe vaksinimi sipas MSH-së, është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infektimin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika