15 të vdekur e mbi 40 të lënduar nga zjarri një ndërtesë në Kinë

Costfoto/NurPhoto/Getty Images

15 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në Kinën lindore.

Siç raporton BBC, pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë flakë dhe tym të zi që përfshinin disa kate të një ndërtese në qytetin Nanjin.

Zyrtarët kanë thënë se zjarri filloi në katin e parë të ndërtesës, ku po ruheshin biçikletat elektrike, por shkaku konkret i zjarrit ende nuk dihet teksa rasti është nën hetim.

Ndërtesa ndodhet në rrethin Yuhuatai të Nanjing, një qytet me më shumë se tetë milionë banorë që shtrihet rreth 260 km në veri-perëndim të Shangait.

25 makina zjarrfikëse dhe 130 zjarrfikës u dërguan për të shuar flakët.

Zyrtarët lokalë kanë deklaruar se nga 44 personat e lënduar të dërguar në spital për trajtim, njëri është në gjendje kritike dhe një tjetër i lënduar rëndë.

Në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Nanjing, Chen Zhichang u shprehu ngushëllime dhe falje familjeve të viktimave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika