15-vjeçari që u plagos në Ferizaj lirohet nga spitali

15-vjeçari, i cili kishte mbetur i plagosur dje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj është liruar për në shtëpi pas tretmanit mjekësor.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, dje në orët e pasdites, një grua mbeti e vrarë dhe vëllau i saj u plagos pasi ish-bashkëshorti i viktimës shtiu me armë zjarri në drejtim të tyre.

Policia thotë se ende s’dihen motivet e vrasjes së 21-vjeçares.

“Është arrestuar i dyshuari mashkulli kosovar, pasi që i njëjti për motive ende të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave (një mashkulli dhe një femër) dhe si pasojë e të shtënave viktima-femër ka mbetur pa shenja jete, ndërsa viktima-mashkull ka pësuar lëndime trupore, pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi. Trupi pa jetë i viktimës dërgohet ne mjekësinë ligjore. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Në lidhje me rastin, dje ka dhënë detaje mjeku kujdestar i Spitalit të Ferizajt, Sefedin Fazliu.

Sipas Fazliut, ata kanë pranuar rreth orës 15:00 të plagosurin për të cilin ka thënë se ka qenë i plagosur në parakrahun e dajthtë. Siç ka njoftuar Fazliu, 15-vjeçari është dërguar për radiografi ku edhe është vërtetuar plagosja e tij në parakrahun e djathtë dhe i është tërhequr plumbi.

“Rreth orës 15:00 sot kemi pranuar nga shërbimi i urgjencës një rast, ku pacienti ka qenë i plagosur në parakrahun e djathtë. Meqenëse gjendja e tij ka qenë stabile ne e kemi dërguar menjëherë për radiografi. Në radiografi është vërtetuar se pacienti ka një plumb në parakrahun e djathtë dhe nga ana e ortopedit është intervenuar, është larguar plumbi” – ka deklaruar Fazliu më 12.04.2024.

Sipas tij, plumbi i është dorëzuar Policisë së Kosovës, ndërsa i plagosuri është dërguar në repartin e ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm të plagës së marrë.

“Plumbi i është dorëzuar shërbimit policor të Kosovës dhe pas imbolizimit të dorës meqenëse ka qenë edhe frakturë e njërës kockë të parakrahut është pranuar në repartin e ortopedisë pas trajtimit këtu në shërbimin e emergjencës dhe pas marrjes së terapisë adekuate pacienti ka qenë jashtë rrezikut për jetë, dhe është pranuar në repartin e ortopedisë ku vazhdon edhe trajtimin e mëtutjeshëm” – ka thënë Fazliu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika