15 vjeçarja dyshohet se u dhunua nga 30 vjeçari, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Një e mitur që ishte raportuar e zhdukur dy ditë më parë në Gjakovë, është gjetur nga policia. Por, e njëjta po dyshohet se është keqpërdorur seksualisht dhe për këtë, është ndaluar një person i cili kishte qëndruar me viktimën gjatë periudhës që ajo konsiderohej e zhdukur

Të martën kishte dalë nga shtëpia por as atë ditë e as të nesërmen nuk ishte kthyer.

Pas kësaj peridhe, familjarët i ishin drejtuar orgavene të sigurisë për ndihmë.

“Dy ditë më parë në këtë stacion policor një person kishte raportuar si të zhdukur vajzën e tij të mitur, tash e njejta është gjetur dhe po dyshohet se është dhunuar seksualisht. “

Përveç kësaj, nga polici aështë bërë e ditur se edhe ka edhe të arrestuar si të dyshuar për rastin.

Policia e Kosovës “Më 22.02.2024 pas hetimeve të zhvilluara është gjetur viktima femër kosovare (e mitur) e cila ishte raportuar si person i zhdukur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka qëndruar me viktimën prej kohës që viktima ishte larguar nga shtëpia. Viktima i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

I njejti është ndaluar për 48 orë dhe pritet ti caktohet masa e paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Pejë : Ju njoftojmë se për rastin në fjalë, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, me vendim të Prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”Dhunimi”. Personi  i dyshuar në këtë rast është i moshës madhore. Ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Gjakovë, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Dukagjini merr vesh se të dy janë nga komuna e Gjakovës, përderisa viktima është 15 vjeçare ndërkaq i dyshuari 30 vjeçar.

Avokati Meshari Selimaj tregon si  e parasheh ligji snaksionimin për këtë vepër penale.

Meshari Selimaj Avokat ka thënë se “Cdo person madhor që kryen mardhënie seksuale me një person nën moshë, konsiderohet që personi i mitur nuk e ka dhënë pëlqimin e tij, për ta kryer aktin, kjo konsiderohet në sensing e zhvillimit psiko fizik të një perosni, për shkak të natyrës psikofizike nuk ka qenë e vetëdijshme. Kjo dënohet me 2 deri në 10 vite, ose me nën moshë prej 5 deri në 20 vite”

Pavarësisht kësaj, në disa raste, denimet për vepra të tilla penale të shqiptuara në gjykata e vendit, kanë qenë poshtë asaj që parasheh Kodi, si në një rast në Pejë, ku pikërisht një i akuzuar për dhunim të një 15 vjeçareje, ishtë dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim.

Përndryshe, sipas të dhënave të Policisë, gjatë muajit janar të këtij viti, ishin raportuar 3 raste të dhunimit, ndërsa gjatë vitit të kaluar, ishin gjithsej 63 raste.

 

Shija e redaktorit

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Të fundit nga rubrika